Një tjetër incident ka ndodhur në shtëpinë e 13-vjeçares që ditën e djeshme u hodh nga kati i tretë në Korçë.
Një shkëndijë elektrike në dush ka shkaktuar një zjarr në banesë e ne këtë moment e mitura ka mbyllur derën e shtëpisë dhe s’ka lejuar zjarrfikësen të hyjë, duke rrezikuar asfiksimin.
Këtë e pranojnë edhe komshinjtë në lagje, ndërsa Landi Gura, tregon sesi ditën e djeshme arriti të shpëtojë 13-vjeçaren në momentin kur ajo u hodh.
“Dëgjova zëra, erdha këtu, pashë vajzën që donte të hidhej. I dola përpara se ishte e vogël. Ra në krahët e mi, fati që nuk e goditi kokën, shpëtoi. Unë çava pak dorën, kurse vajza vetëm buzën. Unë me iniciativën time, hyra si shqiponjat, e prita”, thotë Gura.
Komshinjtë tregojnë se motra më e vogël kërkoi të bëjë një veprim të njëjtë si të 13-vjeçares ditën e djeshme.
“Ato i ka bërë e ëma problematike. Sot u shkaktua zjarr për shkak të një shkëndije elektrike në banesë, dhe vajza mbylli derën. Erdhi zjarrfikësja një herë, pastaj kishte tym atj. Vajza e mbylli derën dhe nuk e hapte. E motra tha “do ta bëj, do hidhem edhe umë”, tregon një komshi tjetër.
Ndërkohë policia ka prceduar penalisht nënën e 13-vjeçares që tentoi vetëvrasjen një ditë më parë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ndaj shtetases Sonila Dh. është ngritur akuza për “shkaktim të vetëvrasjes”, pasi hetimet paraprake kanë zbuluar se ajo i ka shkaktuar vajzës së saj probleme psikologjike të vazhdueshme.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa vajza e mitur, fatmirësisht, ka shpëtuar. Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e përgjithshme psikologjike të të miturës përpara aktit dramatik./vizionplus.tv





