Hungaria i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë me 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore për të përballuar situatën e shkaktuar nga pandemia. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj.

Në një postim në “Facebook”, Cakaj shkruan se zhvilloi një takim këtë të premte në aeroportin “Nënë Tereza” me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó.

“Ndonëse në kushte të jashtëzakonshme, sot zhvillova në aeroportin “Nënë Tereza” një takim shumë të frytshëm me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó. Szijjártó, sot, në emër të Hungarisë solli me vete 100.000 maska dhe 5000 veshje mbrojtëse mjekësore për ta mbështetur Shqipërinë në luftën kundër COVID-19. Me bashkëpunim të ngushtë e solidaritet të gjerë, kjo luftë do të ketë vetëm një epilog: fitoren tonë përfundimtare mbi COVID-19.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *