Hungaria: Jo marrëveshje me Gjermaninë për azilkërkuesit

Qeveria e Hungarisë kundërshton raportimet se vendi ka arritur një marrëveshje me kancelaren gjermane, Angela Merkel për pranimin e azilkërkuesve.
Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, ka deklaruar se ato nuk kanë arritur asnjë marrëveshje të tillë.
“Është e pamundur që emigrantët të hyjnë në Hungari, pa hyrë fillimisht në një vend tjetër të BE-së”, ka thënë ai, duke shtuar se “më 2015, Gjermania tentoi që ne të bëheshim vendi i parë ku hynin migrantët, por ne e kemi refuzuar një gjë të tillë”.
Sipas raportimeve të mëparshme nga agjencitë e lajmeve, u theksua fakti se kancelarja Merkel kishte arritur marrëveshje me 14 shtete të BE-së, pjesë e listës ishte edhe Hungaria.




