Subscribe

Rikthimi i basteve sportive ka qenë pika e parë të cilën ka trajtuar spektakli “Albano Show” në Vizion Plus këtë të premte.

Nuk ka munguar as batutat e moderatorit Albano Bogdo, i cili rikthimin e basteve sportive e ka lidhur edhe me “pikat e dobëta” të shqiptarëve që janë ekipet e zemrës, që shpesh zhgënjejnë jo vetëm emocionalisht, por edhe kur të “djegin” skedinën.

Krahasimi plot humor i Albanos për humbjen e Bayernit në mesjavë përballë Lazios në Champions League, ka qenë nga më pikantët.

Sipas tij të humbasë Bayerni në Champions përballë Lazios është njësoj si të të mund Lulzim Basha në zgjedhje.

Ja rri rrobi dhe i fut një 300 mijë leksh Bayernit dhe e kap. O Tuhel o …., po të të rrafë Lazio është njësoj si të të mund Basha në zgjedhje”, tha Bogdo me humor.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *