Subscribe

Geraldo Durda, sot me profesion avokat, ishte vetëm 14 vjeç kur Gërdeci u trondit nga një shpërthim i fuqishëm që u mori jetën 26 personave, e qindra të tjerë mbetën të plagosur. Mes viktimave, ishte edhe vëllai, gjyshi dhe të afërmit e Durdës.

Teksa rrëfente përjetimet dramatike, i ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5” në Vizion Plus, Durda theksoi se ngjarja nuk ishte një aksident teknologjik, por krim i organizuar.

“14 vjec, isha në Durrës. Nuk di se si t’i shpjegojë pamjet që pashë aty. Një grumbull njerëzish, disa të gjakosur, disa më lot në sy. Unë humba vëllanë, nusën e xhajës, gjyshin, dajën, nusën e dajave, kushurinjtë. Morëm vesh që vëllai ishte gjetur dhe ishte te QSUT, me djegie të shkallës së tretë. Dajat, më pas u gjetën në Spitalin Ushatark, ndërsa gjyshi nuk arriti të dilte kurrë nga krateri i Gerdëcit, ndërsa nusja e xhajës u gjet e prerë në dysh nga një predhë. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur në Gërdec.

Edhe pse minoren, ai tregoi se ka punuar rreth 3 muaj në fabrikë.

Në fabrikën e Gërdecit kam punuar 3 muajt e verës, kur e kisha pushim nga shkolla. Punësohesha shumë kollaj në atë fabrikë. Ka patur edhe më të vegjël se unë, sikundër ka pasur edhe më të moshuar. Kushtet që bëhej demontimi nuk mund të themi që ajo ngjarje ishte aksident teknologjik. Kanë humbur dy fëmijë jetën, po këta kush i vrau? Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë sot prokurorisë shqiptare. Edhe sot e kësaj dite, familja ime nuk ka shpjegim. Vëllai im nuk punonte në atë fabrikë, por po luante me biçikletë.”

Durda nënvizoi se kalavari i vuajtjeve për këtë çështje nisi në 2009, kur Gjykata e Lartë pushoi çështjen, për shkak të cilësisë që kishte një prej të akuzuarve, Fatmir Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *