E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua, ndërron jetë 35-vjeçari në Vlorë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 35-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe si pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë shprehur dyshimet se ai mund të jetë përplasur nga një automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë