Zbulohet raporti i skedës së vdekjes së vogëlushit 3-vjeçar i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në një klinikë private në Tiranë.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas dokumentit, shkaku i vdekjes në këtë skedë është shënuar nga mjeku si “vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.
Dokumenti është firmosur më datën 1 tetor, ditën që i mituri ndërroi jetë në pediatrinë e QSUT. Më herët Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për mjekun anestezist, Roland Xhaxho dhe vajzën e tij Ina Xhaxho për neglizhencë të trajtimit mjekësor.
Sipas familjarëve të vogëlushit, mjeku Xhaxho ua dha djalin e tyre në gjendje kome nën efektin e narkozës, ku pas disa orësh e dërguan në QSUT. Sipas tyre fëmija ndërroi jetë nga mbidoza e narkozës për shkak se u mbajt për disa orë në operacion për dhembët.







