E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Humbi jetën nga COVID, 32-vjeçari nga Belshi nuk kishte sëmundje të tjera

32-vjeçari Alban Hidri, i cili humbi jetën të hënën si pasojë e COVID, nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Mësohet se i riu ndodhej prej shtatë ditësh në intubim te spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Hidri ishte i angazhuar në politikë dhe ishte kryetar i grupseksionit të PD në Rrasë të Belshit.

“Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19. Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban”, shkruajnë kolegët e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë