Manjola Maçi, mësuese në gjimnazin “At Shtjefën Kurti” në Laç, humbi jetën tragjikisht në një aksident të mërkurën. Vetëm disa kohë pas marrjes së detyrës sublime të mësueses, e reja u nda nga jeta duke shkaktuar pikëllim tek kolegët. Këta të fundit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e saj.

 

“Na vjen keq që e përjetuam vdekjen e koleges sonë të re, Manjola Malçi,  e cila,  ndonëse pak ditë mes nesh, u prezantua me dëshirën për të kontribuar në rrugën e dijes.

 

Iku në mëngjes në krahët e vdekjes krejt papritur. Trishtim për moshën e re, për djalin që do të burrnohet pa përkujdesjet e dashurinë tënde dhe keqardhje për familjen që ja thave zemrën!

 

Ngushëllime nga stafi i gjimnazit” At Shtjefën Kurti” Gorre!

 

 U prehtë në paqe !

 

Zoti u dhëntë forcë familjarëve”, thuhet në reagimin e kolegëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *