Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Humbi garën me Tabakun dhe mbeti jashtë Kuvendit, Ilir Alimehmeti: Do ketë analizë dhe llogari brenda PD

21 Maj 19:48

Kandidati demokrat në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, nuk arriti të ishte pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, edhe pse arriti të merrte 18,125 vota.

Në një përballje të fortë brenda grupit të PD mes Alimehmetit dhe Jorida Tabakut, kjo e fundit u shpall fituese me një diferencë votash prej 2,440.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Ilir Alimehmeti tha se gara elektorale nuk duhej të zhvillohej mes të njëjtës parti, duke fajësuar kështu sistemin zgjedhor.

Ai nënvizoi se në asnjë vend të Evropës nuk gjendet një sistem elektoral i tillë.

Alimehmeti u shpreh se sapo të mbyllet procesi, ai vetë, por edhe demokratët e tjerë, do të ulen të bëjnë një analizë për të parë se ku ka qenë problemi i humbjes.

Sa i përket aktivitetit të tij politik, demokrati tha se do të vazhdojë edhe pa qenë pjesë e parlamentit.

Intervista e plotë:

Humbët një garë, një garë mes jush dhe Tabakut. Sot që jemi 10 ditë pas zgjedhjeve, çfarë ndjesie keni?

Alimehmeti: Një garë elektorale nuk zhvillohet mes të njëjtës parti, por mes dy kaheve politike, pra mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Dhe le të themi, mjeshtrat që prodhuan këtë sistem zgjedhor, e kthyen këtë garë në brenda për brenda, e cila nuk i shërben askujt, nuk i shërben kandidatëve, por më e rëndësishmja nuk i shërben njerëzve. Nuk gjejmë askund një sistem elektoral të tillë në Evropë. Ky sistem i largon njerëzit nga zgjedhësit dhe bën që të interesohen gjithnjë e më pak se kush zgjidhet në vend. Këto zgjedhje prodhojnë një parlament që komandohet shumë lehtë, në këtë rast nga kryetari i Partisë Socialiste. Kur shkoja te njerëzit, njerëzit pyesnin: “Kush janë deputetët e zonës?” Aty janë ende njerëzit. Sistemin e ndryshuan, nuk ka më deputetë zone. Cilësia e parlamentit po bie, dhe kjo në dëm të të gjithëve ne. Nuk është kjo rruga që ne duam për zhvillimin e këtij vendi dhe është kjo arsyeja pse vendi po shpopullohet.

PD nuk i pranon zgjedhjet. Por, vetëm PD po flet për vjedhje votash, jo partitë e tjera. Mund të më jepni një opinion?

Alimehmeti: Unë jam ende brenda procesit, po pres të mbyllet. Të marrim tabelat përfundimtare. Do ulemi dhe do bëjmë një analizë të hollësishme, unë të fushatës sime e kështu me radhë.

Mendoni se do ketë kërkesë llogarie brenda partisë për këtë rezultat që morët?

Alimehmeti: Analizat janë për të parë ato gjërat që funksionuan dhe t’i kemi parasysh në zgjedhjet e ardhshme, si edhe për gjërat që nuk funksionuan dhe si rrjedhojë nuk duhet të përsëriten në zgjedhjet e tjera. Për të parë kush kishte një performancë të mirë dhe kush një performancë të dobët. Ky lloj inventari përcakton ritmin nëse do ecësh përpara apo do ecësh mbrapa.

Keni besim që do bëhet kjo analizë?

Alimehmeti: Pa diskutim që po.

Si mendoni ta vijoni aktivitetin tuaj politik?

Alimehmeti: Aktiviteti vazhdon. Aktiviteti ishte aty edhe pa qenë pjesë e parlamentit. Por ende procesi s’ka mbaruar. I japim kohën e vet procesit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Ilir Alimehmeti PD PS Vizion Plus zgjedhjet 2025

Nga e njëjta kategori

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të reja mbi ngjarjen

më shumë...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit, nëna shpërthen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.