Albert Cara, personi I vetëm nga radhët e familjes Cara, që u gjet I gjallë në rrënojat e banesës së tij në Thumanë është nisur drejt Italisë për mjekim të specializuar.

 

Ai u nis nga Rinasi këtë të premte. Në aeroport ishte I pranishëm edhe kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

Alberti humbi në tërmetin e 26 nëntorit, bashkëshorten e tij, dy djemtë, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *