Subscribe

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në një lidhje direkte me emisionin “7pa5” ka folur për figurën dhe raportin që ka pasur në veçanti me ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë këtë të hënë, pas një beteje me COVID.

Kumbaro shprehet se zëri i tij nuk do t’i mungojë vetëm Parlamentit, por gjithë Shqipërisë.

“Është shumë e vështirë të flasësh sepse kam vetëm pak minuta që e mora vesh në komunikimin me kolegun tim dhe të Bashkimit, Bledi Çuçi. Jemi të dy në Gjirokastër. Të dy do të presim axhendën dhe do të nisemi për Tiranë. Është një dhimbje jo vetëm njerëzore. Këtu është qyteti i tij. Qyteti që ai kishte kaq dashuri dhe një ndër lidhjet tona të forta nuk ishte të qenit kolegë dhe të njohur prej shumë vitesh, por kishim të përbashkët Gjirokastrën si gjirokastritë që jemi. Për Gjirokastrën sepse të dy kemi punuar. Ai shumë më tepër. Është një figurë që gjirokastritët e duan shumë. Është një figurë që Gjirokastra e ka birin e vetë, por e ka edhe kryeministrin e vetë.  Nuk do t’i mungojë vetëm Shqipërisë, do t’i mungoj njerëzve. Parlamenti i Shqipërisë është një institucion, por Bashkim Fino ishte nga ata deputetë që jepte profil, jepte zë, ishte një mendje dhe një shpirt i lirë.”

Teksa e quajti si kryeministrin e të gjitha kohërave, Kumbaro theksoi se Fino tashmë i përket historisë së Shqipërisë.

“Unë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për mendje dhe shpirtra të lira. Por ishte nga ato shpirtra të lira që jo vetëm shpreheshin, por edhe vepronin. Jo vetëm vepronin, por edhe mësonin, edhe jepnin produkt nga i cili nuk përfitonte vetëm grupi parlamentar i PS-së, por produktet e Bashkim Finos i jepnin produkt gjithë Parlamentit shqiptar. Në këtë kuptim, nuk më shkon ndërmend që të ketë një deputet, politikan por edhe qytetar që të mos ketë simpatinë më të thellë për Bashkim Finon, qoftë për produktin e tij historik. Ai tashmë i përket historisë së Shqipërisë. Qoftë për humorin e tij, qoftë për dorën e fortë që i zgjaste gjithë miqve dhe shokëve, por edhe kundërshtarëve politikë sepse i tillë ishte Bashkim Fino. Siç e thashë, kryeministri i të gjitha kohërave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *