Në një kohë kur kursimet janë kthyer në fjalën kyçe të çdo familjeje, duket se një prej mënyrave më të sigurta për t’i investuar ato, po humbet shkëlqimin e dikurshëm.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në vitin 2025, interesi i individëve për të blerë bono thesari dhe obligacione ka rënë ndjeshëm.
Vetëm deri në shtator janë regjistruar 5,875 transaksione, rreth 25% më pak se një vit më parë.

Edhe shuma e investuar ka zbritur në 19.3 miliardë lekë, nga 23 miliardë që ishte në nëntëmujorin e kaluar.
“Arsyeja kryesore është që Shqipëria ka bono thesari me kthim paraje gjithmonë e më të ulët. E thënë ndryshe normat e interesit janë ulur. Për ekonominë e shtetit kjo është diçka e mirë sepse borxhi publik në raport me PBB-në vijon të ulet, por nga ana tjetër sa më pak borxh të kesh je një klient më i besueshëm, duke kërkuar nga bankat normë interesi sa më të ulët për të paguar kredinë tënde”, shprehet eksperti i ekonomisë Mateo Spaho.
Edhe pse investitorët individualë vazhdojnë të dominojnë tregun e titujve me gati 98% të transaksioneve, duket se ata po kërkojnë horizonte të reja për kursimet e
“Alternativat e tjera janë fondet e investimeve, siç janë fondet e pensionit privat apo fondet e përbashkëta të investimeve, apo dhe inevestime në bursa ndërkombëtare. Nga ana tjetër ne si shqiptarë kemi tendencë që të hedhim lekët tona në vende që nuk i njohim siç ka ndodhur dhe në vitin 1997 me firmat piramidale”, tregon në të tjera zoti Spaho.
Një tjetër formë e re që po preferohet nga grupmoshat e reja si instrument investimi është dhe tregu i kriptomonedhave. AMF-ja ka parlajmëruar një draft të ri ligjor për këtë treg për të bërë të mundur në mënyrë ligjore shit-blerjen e tyre.
/vizionplus.tv






Nuk është e vërtetë që privati i menaxhon më mirë. Në Zvicër transporti publik është jo private dhe bileta dhe abonimi vjetor madje kanë fuqi për autobuzë, trolejbusë, tram, tren dhe anije. Çmimet nuk kanë rritje me këtë % si në Shqipëri …