Një shtetas nga Kosova rezulton i humbur prej mbrëmjes së të shtunës, në qytetin e Durrësit, duke bërë që policia të kërkojë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
Sipas policisë Skënder Rama, 55 vjeç kishte ardhur për pushime në qytetin bregdetar me një grup shoferësh prej 44 vetash, por mvbrëmjen e së shtunës ka dalë nga hoteli tek Shkëmbi i Kavajës për të mos u kthyer më.
55-vjeçari është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.
Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.





