E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Humb jetën turisti gjerman te “Kalaja e Butrintit”

Sot në zonën turistike “Kalaja e Butrintit”, një turist gjerman ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Sipas burimeve paraprake nga policia, viktima është shtetasi gjerman G. Y., rreth 75 vjeç, i cili ndodhej në vizitë turistike në këtë vend historik. Ngjarja ka ndodhur gjatë një shëtitjeje, ku mësohet se ai është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë pak çaste më vonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë