E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Huawei pëson rënie drastike të shitjeve jashtë Kinës

Ilustrim · Vizion Plus

Ren Zhengfei, themelues i firmës kineze të teknologjisë Huawei, tha se shitjet ndërkombëtare të saj kanë rënë për 40% muajin e kaluar, pasi shantazhi i SHBA-së kundër gjigantit kinez është intensifikuar.

Duke folur në selinë e firmës, Ren tha se kompania do të zvogëlojë prodhimin për 30 miliardë dollarë.

Në muajin maj, SHBA-ja e futi Huawein në listën e kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

SHBA-ja thotë se kompania kineze – prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit dhe krijuesi i dytë më i madh i smartfonëve – paraqet rrezik për sigurinë.

Sipas SHBA-së dhe disa vendeve të tjera perëndimore, Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë e Huaweit për t’i zgjeruar kapacitetet e saj të spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

Themeluesi i Huaweit, i cili më parë e ka mohuar ndikimin e sanksioneve të SHBA-së, tha se kompania “do ta rikthejë gjallërinë e saj” në vitin 2021./R.E.L

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh