Ballkani po përballet me tensione etnike, rritje të nacionalizmit dhe retorikës politike, ndërsa Rusia synon të rrisë ndikimin e saj në këtë rajon. Shqetësimi është ngritur nga zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee në një seancë të nënkomisionit të Jashtëm në SHBA, ku u diskutua për kërcënimet e paqes dhe stabilitetit në këtë zonë.

 

Hoyt Brian Yee: Rusia po përpiqet të minojë proceset në Ballkan, sic ndodhi me rastin e qeverisë së Podgoricës, në Bosnjë-Hercegovinë, apo me tentativat për të ndalur ku të mundet anëtarësimin e tyre në BE apo NATO. Reformat, fokusi tek sundimi i ligjit, antikorrupsioni, rritja e transparences qeverisëse janë të rëndësishme. Vendet duhet të jenë stabilizuara politikisht që të përballojnë ndikimin malinj të Rusisë.

 

Nga ana tjetër, Yee theksoi se ështe alarmues fakti që ISIS po rekruton me sukses luftëtarë në Ballkan. Në seancë diskutoi edhe ish kongresmeni Joseph dioGuardi, i cili u ndal veçanërisht tek situata në Maqedoni dhe ngjarjet e dhunës muajin e kaluar në parlament, ku dëm të mëdha mori deputeti Zijadin Sela.

 

Joseph Dioguardi: Konflikti mes shqiptarëve dhe maqedonasve duhej të ndalej, por kjo nuk ka dnodhur edhe pas 16 vitesh. Raportet janë përkeqësuar. Duhet një rol më aktiv i Departamentit të Shtetit. Shqiptarët duhet të kenë të drejta të barabarta me maqedonasit dhe diskriminimi ekonomik të marrë fund.

 

Dioguardi bëri një krahasim me serbët në Kosovë, kur tha se ata kanë më shumë të drejta, ndonëse përbëjnë një përqindje të vogël.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *