Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha reagoi pas heqjes së masave financiare të Bashkimit Europian ndaj Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetin social “x”, Hoxha u shpreh se ky hap i Unionit, ndonëse i vonuar, tregon qartë përkushtimin e Kosovës për të avancuar në rrugën e bashkëpunimit me BE.
Sipas kryediplomatit, vendimi hap një kapitull të ri, duke mundësuar qasje të plotë dhe pa pengesa në fondet e BE-së, asistencën dhe bashkëpunimin e gjithanshëm.
Ministri i Jashtëm vëren se avancimi drejt rrugës evropiane të Kosovës, përfshirë shqyrtimin pa vonesë të aplikimit për statusin e vendit kandidat, do të kontribuojë drejtpërdrejt për një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt.





