Ambasadori i SHBA në Prishtinë Jeff hovenier ka folur mbi ‘krizën’ mes qeverisë së Kosovës dhe partnerëve Ndërkombëtarë përfshirë SHBAtë.
‘Krizë’ e cila sipas Hovenier është shkaktuar nga disa veprime të udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti.
“Shumë prej jush keni parë raportet në media për dallimet ndërmjet SHBA-së dhe anëtarëve tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra nga qeveria e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e Kosovës, të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Shpresojmë se qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtar të Kosovës”, tha ambasadori.
Komentet Hovenier i bëri komentet pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in ku tha gjithashtu se përkushtimi amerikan ndaj popullit të kosovës mbetet i hekurt.
“Ngjarja e sotme dhe përmbyllja e marrëveshjes për të ofruar 34.5 milionë dollarë në fonde shtesë për asistencë për zhvillim për popullin e Kosovës, për rritjen ekonomike, qeverisjen e mirë dhe integrimet në Evropë, besoj se qartazi e thekson këtë gjë.”
Gjatë kohëve të fundit qeveria e Kosovës është përballur me kritika nga partnerët për shkak të vendimit për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë./vizionplus.tv





