Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 April 2026
Vizion fokus

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli i Ligës...

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu nga Florida...

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka ndryshuar për...

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në lutje për...

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të...

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se një aspiratë”,...

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet shqiptar”, Rama:...

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në interes të...

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e armëpushimit me...

Barcelona i thotë lamtumirë Champions League, Atletico në gjysmëfinale!...

Hovenier: Agjentë të FBI janë angazhuar në hetimet pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

21 Dhjetor 19:23

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) janë të angazhuar drejtpërdrejt në Kosovë, në hetimet për të gjetur fajtorët mbrapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Hovenier, ambasador në shkuarje, ka thënë në një intervistë për televizionin Klan Kosova, se hetimet për të gjetur përgjegjësit janë duke vazhduar dhe SHBA-ja po ndihmon në këtë proces.

“Kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë për të punuar drejtpërdrejt me kohë të plotë me autoritetet për zbatim të ligjit, për të identifikuar përgjegjësit”, ka thënë Hovenier, i cili e ka dënuar edhe një herë sulmin.

Aktualisht, ai ka thënë se nuk mund të përcaktojë se kush është mbrapa sulmit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka konsideruar terrorist, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar gjithçka.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.

Edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, i ka thënë Zërit të Amerikës se SHBA-ja dënon sulmin në shkallën më të lartë.

“Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të forte”, ka thënë mes tjerash Kasanof.

Përveç SHBA-së, sulmin e ka dënuar ashpër edhe Bashkimi Evropian. /rel/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Ambasadori SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli i Ligës së Kampioneve për një vend në gjysmëfinale

më shumë...

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat e reduktimit të flotës së autobusëve

më shumë...

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, me sa do shitet benzina

më shumë...

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu nga Florida akuzohet për vrasje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:29

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli...

12:02

Zjarri dyshohet se nisi jashtë pallatit, dëme...

11:56

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat...

11:48

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës...

11:31

GJKKO pranon kërkesën e mbrojtjes së Berishës,...

11:31

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu...

11:25

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka...

11:16

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në...

10:54

Ishte kthyer në makth për qytetarët, arrestohet...

10:42

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj...

10:30

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se...

10:27

Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama:...

10:13

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet...

9:56

Zëvendëskryeministrja Koçiu në QSUT: Të lënduarit nga...

9:48

SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste,...

9:44

Transporti urban në Tiranë në krizë, reduktohet...

8:55

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në...

8:46

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e...

8:36

“Kujdes me vendimet e nxituara”, parashikimi i...

8:12

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit...

Më të klikuarat

  • Si u emërua prokuror Ols Dado? Flet për herë të parë Bamir T...
  • Trishtuese/ Nëna me foshnjën në krah dhe të moshuar nxitojnë...
  • Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtoh...
  • SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste, mes tyre M...
  • Topi: Berisha punonte shumë, edhe më dëgjonte! Fajtor se shp...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.