Sulmet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Britanisë në Jemen nuk do të arrijnë asnjë qëllim për sulmuesit dhe nuk do të ndikojnë në vendimin e Jemenit për të treguar mbështetjen e tij për Gazën. Kështu thuhet në deklaratën e zëdhënësii të Houthi, Mohammed Abdulsalam.

Abdulsalam shtoi se nuk do të jetë e lehtë të shkatërrohen aftësitë ushtarake të Jemenit, të cilat janë rikthyer gjatë viteve të luftës së ashpër.

Lexo edhe :

Related Posts

Houthi zotohen të hakmerren kundër sulmeve ajrore

Houthit u zotuan të hakmerren kundër sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Britanisë mbi objektivat në Jemen, pas sulmeve të rebelëve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
SHBA-ja ka nisur sulme kundër forcave elitare iraniane dhe grupeve të armatosura pro-iraniane në Siri dhe Irak si hakmarrje ndaj një sulmi në një bazë ajrore në Jordani që vrau tre ushtarë amerikanë.

Sipas asaj që dihet, dje (03 shkurt) ka qenë operacioni i tretë i përbashkët i forcave të armatosura të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Houthis në Jemen. Forcat amerikane kanë nisur disa sulme të tjera ajrore kundër vetë rebelëve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *