E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Hoti, optimist për takimin në SHBA: Kosova do paraqesë projekte të mëdha zhvillimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë sinjale pozitive për takimin e 4 shtatorit në Washington mes Prishtinës e Beogradit.

Me anë të një postimi në facebook Hoti shkruan se “Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë çuar në liri, pavarësi dhe integrimin euro-atlantik shtetin e Kosovës”.

“Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë. Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian” shkruan kryeministri Hoti në postimin e tij.

Ai thekson më tej se Delegacioni i Kosovës do të zhvillojë takime me Sekretarin e Shtetit Pompeo dhe me zyrtarë të tjerë të lartë gjatë vizitës në SHBA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë