E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Hotel, restorant dhe “Lamborghini”, sekuestrohen pasuri me vlerë 550 mijë euro në Elbasan

Gjykata e Elbasanit ka sekuestruar disa prona me vlerë 550 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, pasi pronarët e tyre rezultojnë të dënuar për prostitucion.

Më kërkesë të prokurorisë është vendosur sekuestro ndaj një objekti 3-katësh me aktivitet bar, restorant dhe hotel në Cërrik  dhe një automjet luksoz “Lamborghini”. Këto pasuri ishin në emër të Arjan Kamanit, i dënuar në Belgjikë.

Po ashtu është sekuestruar edhe një apartament në pronësi të Uard Kalotit, i cili ka qenë i dënuar më parë në Itali për shfrytëzimi prostitucioni./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë