Një ngjarje horror është zbuluar në Kypseli në Athinë, ku nëna greke me të dashurin polak vranë djalin 7-vjeçar.

 

Sipas mediave greke, se nëna dhe i dashuri i saj vranë djalin 7-vjeçar dhe për 5 vite e mbajtën trupin e tij të fshehur në kutinë e veglave në verandën e shtëpisë së tyre.
Historia e tmerrshme fillon pesë vjet më parë.

 

Djali 7-vjeçar u zhduk, ndërsa nëna e tij tha që e kishte marrë babai i tij, ish burri i saj në Poloni. Por policia nuk ishte bindur, ka hetuar rastin dhe ka zbuluar se fëmija ishte varrosur në një kuti mjetesh në verandën e banesës në rrugën Astypaleas në Kypseli.

 

Nëna dhe i dashuri i saj polak kanë pranuar krimin e tmerrshëm para autoriteteve të policisë. Ditën e sotme, nëna greke dhe i dashuri i saj polak u arrestuan, ata pranuan aktin e tyre dhe pritet të dërgohen në prokurori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *