Gjithsej 110 kufoma macesh u gjetën të varrosura në një oborr të shtëpisë në Francë. 50 mace u gjetën të varrosura në kopsht dhe 60 të tjera në një frigorifer.

Megjithatë, 40 mace të tjera u gjetën të gjalla dhe që enden nëpër shtëpi, por që vuanin nga sëmundje.

Sipas skynews, një gjashtëdhjetë vjeçar është arrestuar. France 3 Cote d-Azur shtoi se burri u dërgua për një vlerësim psikiatrik.

Burri jetonte në një shtëpi prej 40 m2 dhe kishte edhe dy karvane në të cilat grumbullonte gjërat e tij.

Grupi për mbrojtjen e kafshëve AERA e quajti shtëpinë një “shtëpi të tmerrit” pas zbulimit të tmerrshëm në La Roquette-sur-Siagne, Franca juglindore.

AEPA thuhet se ka hetuar vendin që nga dhjetori 2023, duke mbledhur informacione derisa vendosi të thërrasë policinë për të kontrolluar ambientet.

“Ne hetuam, vumë re erëra të forta, shumë mjaullima, kështu që thirrëm policinë, e cila nxitoi në vendin e ngjarjes”, tha një anëtar i ekipit për BFM. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *