E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Horoskopi për ditën e sotme, 28 nëntor 2026, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Një e ditë e veçantë dhe pak e trazuar, për shkak të tensioneve të grumbulluara edhe ditën e djeshme. Këshillohet pak kujdes deri të nesërmen në mëngjes, ndaj shmangni përplasjet e kota dhe përpiquni të rifitoni lehtësinë në dashuri.

Demi

Hëna është në një pozicion të shkëlqyer dhe është momenti i duhur për të shfrytëzuar këtë ditë që të rifitoni qetësinë. Dëshira për t’u rrethuar me gjëra të bukura dhe njerëz të besueshëm ju shtyn të rishikoni disa prioritete.

Reklamë

Binjakët

Keni dëshirë të dashuroheni ose të përjetoni një fazë me emocione të forta. Venusi ka qenë në anën tuaj, duke favorizuar ndjenjat dhe kontaktet e reja. Kujdes me shpenzimet e kota.

Gaforrja

Të kesh një Hënë kaq të rëndësishme në shenjë është vendimtare për dashurinë dhe marrëdhëniet. Dita e sotme favorizon takimet, sqarimet me partnerin dhe kapërcimin e keqkuptimeve të fundit.

Luani

Nga nesër pasdite Hëna hyn në shenjën tuaj, por që sot gjëja më e rëndësishme është të vini veten në lojë dhe të organizoni tre ditët e ardhshme. Në punë keni shumë angazhime dhe po nis një projekt ose negociatë e re.

Virgjëresha

Nis një fundjavë ku Hëna nuk është kundër jush, çka ju lejon të nisni të mendoni në mënyrë pozitive edhe për vitin 2027. Është momenti i duhur për të vënë rregull në çështjet e mbetura pezull. Fokusohuni te dashuria.

Peshorja

Ka pasur mjaft tensione dhe sot mund të ndiheni pak të shqetësuar, sidomos nëse keni një projekt ose program për të çuar përpara gjatë fundjavës. Mundohuni të ruani ekuilibrin.

Akrepi

Pas pak ditësh Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe dhjetori do të jetë një muaj me ogur shumë të mirë. Nëse keni çështje ligjore apo financiare në pritje, së shpejti do të vijë një lajm i mirë.

Shigjetari

Kjo është fundjava e duhur për të udhëtuar, për t’u argëtuar dhe për të nisur një projekt që mund t’ju çojë larg. Yjet ju ftojnë të dilni nga rutina dhe të përqafoni risitë pa frikë.

Bricjapi

Me Hënën në kundërshtim, mendimet dhe përgjegjësitë janë të shumta. Çorganizimi i njerëzve përreth mund t’ju nervozojë në punë, ndërsa në dashuri Venusi do të rikthehet aktiv pas pak ditësh.

Ujori

Një e ditë aktive, por nga e shtuna pasdite deri të dielën mund të ketë disa luhatje humori dhe pak nervozizëm. E rëndësishme është të jeni të kënaqur me veten dhe zgjedhjet tuaja.

Peshqit

Fundjavë mjaft aktive dhe e dita e sotme është shumë pozitive. Kushdo që dëshiron të çojë përpara një projekt ose të prezantojë një ide të re, ka mbështetjen e yjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.