Këtë të shtunë 18 viktimat e shembjes vdekjeprurëse të urës, përcillen për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore. I pranishëm edhe presidenti italian Sergio Mattarella, Kryeministri Giuseppe Conte, por edhe zyrtarë francezë, për shkak se në mesin e viktimave kishte edhe 4 të rinj francez. Rreth 60 zyrtarë Italianë kane të pranishëm në funeral.

 

Pjese e ceremonies mortore organizuar nga shteti Italian jane edhe dy viktimat shqiptare qe humben jeten ne kete tragjedi te permasave te medha.

 

Trupat e Marjus Djerrit nga Shijaku dhe Admir Bokrines nga Shkodra ishin vendosur afer-njeri tjetrit, ashtu sic u larguan nga kjo jete. Ata ishin shoke dhe udhetonin bashke ne nje makine sikurse cdo dite kur shkonin per ne pune. Siper arkivoleve te tyre, organizatoret e ceremonies mortore kishin vendosur edhe flamurin shqiptar, per te respektuar origjinen e tyre pavaresisht se jetonin prej shume e shume vitesh ne Itali, madje Marjus Djerri 22 vjec kishte lindur atje.

 

Disa familjarë të viktimave kanë refuzuar ceremoninë shtetërore për shkak të zemërimit ndaj qeverisë italiane. Ata akuzojnë shtetin për fatkeqësinë. Të premten, u zhvillua funeral I parë privat, ndërsa janë rreth 17 familje të cilat I kanë thënë jo ceremonisë shtetërore.

Shembja vdekjeprurëse e Urës Morandi në Genova, ka shkaktuar një debat të ashpër në vendin fqinj rreth infrastrukturës së rrugëve dhe urave. Ndërsa qeveria ka ngritur një komision të posaçëm për shqyrtimin e shkaqeve të fatkeqësisë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *