Presidenti Ilir Meta mori pjesë në homazhet e zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, për shkrimtarin Bardhyl London.

 

Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit u shpreh se Londo ishte një intelektual i përmasave të larta, që ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese veçanërisht për të rinjtë.

 

“Ishte detyrim për ti dhënë lamtumirën e fundit sot një intelektuali dhe patrioti si Bardhyl Londo. Jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave, ka lënë një trashëgimi frymëzuese, për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë. Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën dhe ka qenë gjithmonë një intelektual i moderuar për të bashkuar dhe për të nxitur dialogun”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *