Një protestë në homazh të Egli Prengës, i cili u rrah për vdekje 9 ditë më parë në Pogradec është mbajtur këtë të hënë në Tiranë. Jonida Proga, motra e të ndjerit tha se kjo ngjarje është munduar të manipulohet e
Ajo u shpreh se Denis Meçe nuk është autori i vetëm që ka shkaktuar vdekjen e vëllait të saj, por pas fshihen dhe tre kriminelë të tjerë.
Lexo edhe :
Related Posts
Më tej, Jonida Proga gjatë fjalimit me lot në sy, thotë se kërkon drejtësi për vëllanë e saj.
“Ishte 10 gusht, një ditë e shtunë, ku si në këtë orë im vëlla Egli ishte i vdekur në spitalin e Pogradecit pa asnjë shenjë jete. Ai vdiq në rrugë në mes të Pogradecit, vdiq i rrahur i goditur në kokë, në trup, në testikuj nga banditët e qytetit tim. Jo nga një po nga katër banditë. Janë katër jo një individ. Prokuroria, Gjykata, policia duhet ta dëgjojnë mirë, Egli u vra nga katër kriminel. Unë jam juriste nuk mund të akuzojë pabazë.
Ndaj kërkova llogari te prokurorja dhe i thash “Ik nuk do e bësh drejtësinë e tim vëllai” ai u lëndua nga 4 barbarë me emra e mbiemra, njëri u dorëzua ndërsa barbarët e tjerë kanë 9 ditë që pinë raki. A e dini që horri që ka marrë përsipër vrasjen është organizuar që ta marrë përsipër vrasjen që të shpëtojnë të tjerët”, u shpreh ajo. /vizionplus.tv







