E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hodhi letra nga xhami i makinës/ 250 mijë lekë gjobë shoferit në Fier

Policia e Fierit ka gjobitur me 250 mijë lekë të vjetra gjobë një shofer i cili është kapur duke hedhur mbeëturina nga xhami i automjetit të tij.

 

Drejtuesi i mjetit vazhdoi i pa shqetësuar rrugën, teksa makina ishte në lëvizje edhe pse kishte kryer një veprim që tashmë konsiderohet shkelje.

 

Reklamë

Kjo shkelje mund të gjobitet deri në një milion lekë të vjetra.

 

Policia Rrugore Fier

 

Hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte, ndëshkohet me masë administrative 25.000 lekë.

Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje.

Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!

Vazhdo të lexosh

Reklamë