E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Historike në Maqedoninë e Veriut, një shqiptar në krye të Federatës së Futbollit  

Muhamed Sejdini është zgjedhur në krye të Presidencës së Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

 

Për herë të parë në historinë e këtij vendi është emëruar një shqiptar në krye të Federatës së Futbollit.

 

Reklamë

Nga 96 delegatë që duhet të votonin, të pranishmë në zgjedhje ishin 90 nga të cilët 7 votuan kundër Sejdinit.

 

Por pavarësisht këtij fakti Sejdini arriti të merrte votëbesimin e mjaftueshëm sa për të marrë drejtimin e Federatës.

 

Ai do të zëvendësojë në këtë post Ilco Gjorgjioskin.

 

Muhamed Sejdini gjatë pesë viteve të fundit ka mbajtur pozicionin e zv/presidentit në Federatë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë