E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Historia e përsëritur e Bmw X6

Si për ironi të fatit Bektash Muka, i cili i cili çau postbllokun e policisë dy ditë më parë ka bërë të njëjtën gjë edhe para 1 viti. Këto janë pamjet e muajit shkurt të vitit 2015 kur makina tip Bmw X6 ndalohet nga patrulla “Shqiponja” në rrugën “Sami Frashri”. Gjithçka duket në rregull, por në një moment Bektash Muka largohet madje dëmton dhe mjetin e policisë. 25-vjecari i shpëtoi postbllokut te policisë se Tiranës dhe 2 ditë më parë, por gjatë ikjes nëpër rrugicat e Komunës së Parisit u përplas me murin rrethues të një shtëpie private. Ne ndjekje e sipër ata kishin shtuar shpejtësinë, por shoferi  humbi kontrollin dhe përfundoi ne oborr. Por arratia nuk zgjati shume. Pas prangosjes, policia gjeti brenda nje çante dore ne makine nje pistolete te markës Klok me 11 fishekë. Tre te rinjtë u çuan ne qeli, ndërsa tashme iu duhet te përgjigjen për disa akuza.

 

Më shumë video

Reklamë