Detaje të reja bëhen me dije në lidhjen me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 35-vjeçar mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe fëmijët.

Jetnor Zhaboli  dhunonte dhe mbante të mbyllur familjarët, teksa nuk ka munguar as monitorimi në kamera.

Lexo edhe :

Related Posts

Si u zbulua rasti

Nga ana e të dhunuarve nuk ka pasur një denoncim në polici. Ngjarja u zbulua nga policia nëpërmjet rrugëve operative dhe më pas është ndërhyrë.

Në momentin kur efektivët kanë shkuar në banesë të gjitha dyert ishin kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.

Më pas policia ka marrë 35-vjeçarin, i cili ka hapur derën e banesës.

“Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person”, njoftoi policia.

Çfarë deklaroi Jetnor Zhaboli

35-vjeçari ushtronte një kontroll të egër ndaj familjarëve. Ai madje ka deklaruar para policëve se i bënte këto veprime për t’i mbajtur ata nën kontroll.

Xhelozia e sëmurë

Zhaboli dhe bashkëshortja e tij ishin të martuar prej 10 vjetësh. Gjatë kësaj periudhe, 35-vjeçari kishte shfaqur vazhdimisht xhelozi, por vitet e fundit sjelljet e tij ishin bërë më agresive. Çfiti ka dy fëmijë, 5 dhe 9 vjeç dhe ishin me origjinë nga Burreli.

Tentativat për vetëvrasje

Dhuna e 35-vjeçarit ishte bërë aq e egër, sa bashkëshortja e tij nuk ka mundur ta përballojë. Ajo kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, e madje kishte lënë edhe letra lamtumire për familjarët, ku u kërkonte atyre falje.

Ajo nuk ka folur as në polici, por ka qenë nëna e Zhabolit ajo që ka reaguar dhe i ka dalë në mbrojtje nuses së saj.

Monitorimi me kamera

35-vjeçari kishte ngritur një sistem monitorimi në shtëpi. Ai madje kishte bllokuar edhe valët e celularëve, në mënyrë që t’u ndalonte komunikimin familjarëve. Zhaboli kishte vendosur kamera në çdo dhomë të shtëpisë, madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet.

Zhaboli dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, megjithatë pritet ende ekspertiza për të caktuar gjendjen e tij. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *