Një 46-vjeçar ra pre e një sulmi të një grupi hienash. Tendai Maseka u gjet i masakruar në shtëpinë e tij në Zimbabve. Mediat e huaja raportojnë se gjashtë hiena e tërhoqën atë zvarrë nga shtrati dhe e masakruan.

 

Britmat e tij për ndihmë u dëgjuan rreth orës 11 të darkës të hënën. Ai u pa për herë të fundit i gjallë atë mbrëmje, duke dalë nga një lokal. Më pas policia gjeti muret e dhomës së tij të spërkatur me gjak, si edhe kokën, krahët e këmbët që kishin mbetur nga sulmi i egër.

 

46-vjeçari u varros të mërkurën, ndërsa autoritetet janë në kërkim të grupit të hienave që po terrorizojnë zonën. Teksa ka dyshime se nga hienat janë vrarë edhe bagëti, vendasit po jetojnë me frikë sepse grabitqarët po pushtojnë shtëpitë duke sulmuar njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *