E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hetonte vrasjen e Kacifas, dorëhiqet prokurori i Krimeve të Rënda

Ka dhënë dorëheqjen prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi.

 

Informacionet bëjnë me dije se prokurorika kërkuar të largohet nga detyra për shkak të arsyeve shëndetësore.  Seferi po hetonte dosjen e Kostandinos Kacifas, ekstremisti grek që u vra në Bularat vitin e kaluar, dosje e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së autoriteteve greke.

 

Reklamë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimi e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.

 

Gjithashtu prokurori Seferi ishte në listën e prokurorëve që do të përballej me procesin e vettingut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë