E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hetohet vetëvrasja e Praljak, nuk dihet ende se si u fut në Gjykatë helmi

Autoritetet holandeze kane hapur një hetim për te zbuluar se si i akuzuari për krime lufte, Slobodan Praljak, arriti te marre helm ne një salle gjyqi ne Hagë.

 

Reklamë

Ish komandanti i forcave kroate te Bosnjës gjate luftës se viteve 1992-95, vdiq ne spital te mërkurën, pak pasi piu helmin përpara gjyqtareve. Dënimi i tij prej 20 vitesh për krime lufte ne Bosnje sapo ishte riafirmuar, ndërsa ai deklaroi se ishte i pafajshëm.

 

Reklamë

Menjëherë seanca gjyqësore u ndërpre dhe u dërgua ne spital, por nuk arriti te mbijetonte. Vendimi ndaj Praljak dhe pese te pandehurve te tjerë qe ndodheshin ne sallën e gjyqit u dha pas 20 vitesh pune nga Gjykata.

 

Hetuesit po përpiqen qe te zbulojnë se si arriti qe  helmi vdekjeprurës te futej ne një salle gjyqi te sigurisë se larte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë