Subscribe

Gjykata e Tiranës ka miratuar urdhërat e mbrojtjes për dhunë të ndërsjellë mes ish- çiftit mbretëror, Leka Zogu dhe Elia Zaharia. Pajisja e tyre me urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje parashikon që mes tyre të mbahet një distancë prej 5 metrash. Po aq, Princit do t’i duhet që vajzën e tij 3- vjeçare ta takojë vetëm në prani të dados së saj për të shmangur një tjetër konflikt.

Po këtë të enjte Prokuroria nisi hetimet për “Dhunë në Familje”, pas denoncimit të Princ Lekës se u godit nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia. Pas marrjes së dëshmive hetuesit kanë në duar edhe video-n e përplasjes fizike mes tyre, e cila bëri xhiron e rrjetit.Në një deklaratë të pallatit mbretëror është mohuar kategorikisht që videoja të jetë shperndare nga princ Leka. Ky i fundit akuzoi policinë e shtetit që administronte videon si provë materiale. Oborri Mbretëror shprehu zhgënjim ndaj institucioneve ligjzbatuese per cënimin e të drejtës se anonimitetit. Megjithatë, policia e shtetit i hodhi poshte pretendimet.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas dëshmisë së Princ Lekës konflikti mes nisi kur ai  shkoi të takonte të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia, por u konfliktua ashpër me babain e saj.

Në fakt, akuzat mes ish bashkeshorteve kanë qenë të ndërsjellta. Princesha Elia Zaharia ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke thënë se ndihet në një situatë të vështirë kur përballet me dhunën e ushtruar nga Princ Lekës ndaj babait të saj 73- vjeçar.

Jehonë kesaj ngjarjeje i ka bërë edhe media britanike, Daily Mail, e cila shkruan se Princ Leka dhe princesha Elia kanë shkaktuar tronditje në të gjithë Shqipërinë pasi një video në një përleshje fizike u shfaq në internet. Prej një viti, Leka Zogu dhe Elia Zaharia janë në proces divorci./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *