Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me hetimet për vrasjen e Kristian Markut.
Autorët e kanë ndjekur makinën e tij që nga rreth rrotullimi i Levanit dhe sapo është afruar në Novoselë të Vlorës, kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend 30-vjeçarin.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë policia ende nuk ka arritur të identifikojnë autorët, edhe pse ka në listë disa të dyshuar për shkak të përplasjeve prej disa vitesh në Mirditë mes familjes së viktimës dhe fisit të Reçëve.
Ndërkohë grupi hetimor i ka kërkuar informacion edhe Interpolit, pasi ka dyshime se autorët mund të jenë larguar jashtë vendit.
Një prej vendeve nga të cilat po kërkohet informacion është edhe Kosova. Marku natën e ngjarjes është nisur nga Tirana, me një makinë të marrë me qira.
Grupi hetimor ka dyshime se i riu është mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim nga vrasësit./vizionplus.tv