E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Hetimet për vrasjen e Fatjon Sinanit

Hetimet për ekzekutimin ne derën e shtëpisë të Fatjon Sinanit nuk kane zbardhur ende motivin e krimit.

 

Burime te policisë së Vlorës konfirmojnë se ka dyshime qe 42-vjecari u vra për përfshirje në kultivimin e kanabisit në zonën e Dukatit. Por kjo nuk është pista e vetme.

 

Fatjon Sinani ka qenë edhe më herët i skeduar për nje plagosje në Tropojë. 42-vjecari prej 10 vitesh ishte zhvendosur nga veriu i Shqipërisë dhe jetonte në qytetin bregdetar te Vlorës.

 

Fatjon Sinani u ekzekutua para dy netësh në banesën me 4 plumba, ndërsa policia pak minuta më pas arrestoi Neritan Qejvanin, personin e dyshuar si autor, por ky i fundit ka refuzuar të flasë.

 

Qejvani nuk e ka pranuar autorësinë e krimit duke refuzuar të bashkëpunojë me policinë. Nga të dhënat e familjarëve, autori ishte i maskuar dhe shumë pranë vendit të vrasjes u gjend një automjet me targa gjermane tip mercedes bens, me te cilin dyshohen se u larguan vrasësit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video