Subscribe

Arrestimi i efektivit të policisë rrugore, Florenc Bicerri, i cili u kap me një sasi të konsiderueshme droge në Turqi, ka bërë që autoritetet shqiptare te kerkojne informacione përmes një letër-porosie për mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Kjo pasi ka dyshime që efektivi të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë brenda ose jashtë rradhëve të policisë të përfshirë në trafikun e droges.

 

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka analizuar pamjet e kamerave të Rinasit, ku Bicerri ka udhëtuar më datën 5 tetor drejt Stambollit i shoqëruar nga Kujtim Çeliku. Ata kane rezultuar të pastër kur kanë kaluar skanerin. Hetimet deri më tani tregojnë se sasinë e drogës e kanë marrë në turqi ku dhe janë kapur.

 

Por një tjetër çështje që ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe që lidhet drejtpërdrejte me Shqiperine, është arrestimi i 4 turqve në Stamboll të cilët kanë udhëtuar nga Rinasi.Për hetuesit ka dyshime të forta se shtetasit turq janë lejuar që të udhëtojnë nga Rinasi me afro 60 kg kanabis në total. Edhe pse kanë kaluar skanerin dhe kontrollet e duhura ata nuk janë raportuar pranë policisë. Punonjësit privat të skanerit janë shprehur në dëshminë e tyre se nuk kane arritur që të identifikojnë lëndën narkotike.

 

Me datën 2 tetor sapo zbritën nga avioni me të cilin udhëtonin nga Shqipëria dy persona u kapen me mbi 30 kg kanabis.I njëjti skenar u përsërit pas 6 ditësh, ku dy shtetas të tjerë turq u kapen thuajse me të njëjtën sasi droge.Ne keto kushte kane lindur dyshime se punonjësit e skanerit kanë lejuar me vetëdije që lënda narkotike të kalojë me destinacion Turqine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *