Subscribe

Zbulohen detaje të reja për atentatin e të enjtes në zonën e Bathores, ku mbeti i plagosur Agim Hida. Burime bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet është e shkruara kriminale e vëllait të shënjestrës.

 

Flamur Hida, vëllai i të plagosurit, në vitin 2009 ka vrarë një shtetas italian në Yzberisht. Megjithatë pistë e hetimeve, përveç vrasjes, është edhe e shkuara e tij, pasi njihet si person problematik.

 

Agim Hida është marrë në pyetje nga hetuesit dhe në dëshminë e tij ka thënë se, nga errësira nuk ka arritur dot që të identifikojë autorët. Ai është pyetur edhe për konflikte të mundshme që mund të ketë patur kohët e fundit me persona të tjerë.

 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja. Hida ka marrë 2 plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Traumës.

 

46-vjeçari ka qenë i ulur në një lokal ku pranë tij një prej autorët që lëviznin me motor e qëlloi me armë nga një distancë e afërt duke e lënë të plagosur. Mësohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona. Gjithashtu në polici janë shoqëruar edhe dëshmitarë okularë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *