Britania e Madhe, Zvicra dhe Serbia gjithashtu kanë nisur fushatën e vaksinimit pak ditë më parë. Pas raportimeve për vaksinimin e popullsisë serbe në veri të Kosovës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet.

 

Prishtina zyrtare thotë se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike përbën shkelje flagrante të marrëveshjes për vulat doganore dhe asaj për njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike.

 

Por presidenti serb, Vuçiç, reagoi duke thënë se Beogradi nuk ka shkelur asnjë marrëveshje, pasi Serbia po kujdeset për njerëzit e saj në Kosovë, e madje është gati të japë vaksina edhe për shqiptarët.

 

“Askujt as nuk duhet t’i shkojë në mendje që të sulmojë dikë që ndau ilaçe”,tha Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *