Subscribe

Opozita paralajmëron se do të verifikojë kontratën me kompaninë SGS të cilën qeveria vijoi ta mbajë në kushtet e monopolit edhe për 16 muaj të tjerë. Ish deputetja e PD Jorida Tabaku në një intervistë për Vizion Plus thotë se qeveria ka shkelur interesin publik, duke I falur kompanisë private rreth 2 milion euro më shumë për zgjatjen e afatit, pas negociatave sekrete dhe aspak transparente që ka kryer.

 

Ne do ta kemi në fokus këtë kontratë duke nisur që nga nëpunësi më i thjeshtë i administratës për të parë ligjshmërinë si dhe për ta hetuar e më pas për të marrë masat e duhura. Duket sikur janë vendimet e fundit të një qeveria në ikje e cila po grabit çdo pasuri publike të shqiptarëve.

 

Për Tabakun, kjo marrëveshje e re ngre një sërë pyetjesh të cilat nuk marrin përgjigje, pasi kompania ka qenë tre herë subjekt hetimi nga ana e Autoritetit të Konkurrencës, si dhe është gjobitur prej tij për pozitën dominuese.

 

Si është e mundur që autoritetet shtetërore e kanë gjobitur këtë kompani me afro 500 milion lekë për pozitën e saj dominuese si dhe për mos zbatim të pikave të kontratës, ndërsa sot po kjo qeveri shtyn afatin e funksionimit të saj. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një aferë e qeverisë pasi shumë pyetje mbeten pa sqarime duke lënë vend për interpretim që kemi të bëjmë me një aferë. 

 

Paralelisht me këtë fakt qeveria ka dështuar në liberalizmin e tregut duke I lënë qytetarët pa alternative shtesë në ofrimin e këtij shërbimi

 

Është e pamundur që në gjatë vite kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për liberalizmin e tregut. Sot dhjetë vite pas lidhjes së kësaj kontrate duhet të ishim në kushte të tjera, pra të liberalizmit, por në fakt jemi edhe më keq.

 

Kompania “SGS” do të ofrojë shërbimin e kolaudimit të makinave deri në fund të vitit 2020.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *