E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Heroina e zbuluar në një kamion në Elbasan, pranga 36 vjeçarit nga Peqini

Arrestohet një tjetër person për heroine e zbuluar një ditë më parë në një kamion në Elbasan.

U kap në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin.

Dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.

Një ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kështjella”, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë  kanabis, automjeti që u gjet lënda narkotike dhe 4 aparate celular .

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë