Subscribe

Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të martë edhe vendimin e PS që figura të njohura si Fatmir Xhafaj të jenë në zonën e rrezikut në lista.

 

Teksa vlerësoi kontributin e tij, shefi i qeverisë shtoi se për të fituar zgjedhjet, i duhet një skuadër më e freskët dhe energjike.

 

“Nuk ka stenda dhe për të vënë njerëzit në stenda sipas historisë dhe kontributeve që kanë dhënë. Kjo është ndeshje për të dalë përpara popullit për të ardhmen apo është një kohë kur po shkojmë në një panair të ekspozojmë reliket dhe antiket dhe individët sipas historisë tonë? Kjo është shumë e thjeshtë. Skuadra ndërtohet për të fituar. Kundërshtarët janë shumë të shqetësuar sepse as nuk e prisnin, as nuk dinë si do të luftojnë. Është një skuadër me shumë fuqi të reja, ka energji të jashtëzakonshme për këtë ndeshje. Skuadra e PD nuk ka energji. Ne kemi vënë të gjithë drejtuesit e të gjitha figurat që kanë marrë nga PS pafundësisht vlerësime, mbështetje, promovime aty ku duhen në skuadër. S’kemi bërë ne ekspozitë. Nuk është fronti i betejës tek emrat e parë në listë, por tek objektivi. Tek objektivi shkon gjenerali dhe jo gjithë trupa. Fatmir Xhafaj e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion ku duhet të bëjë një përpjekje për të thyer listën. Duke qenë aty, kontributi i tij për skuadrën do të jetë i paçmueshëm. Sot listat janë të hapura dhe kemi lojtarë që do të luajnë rolin në fushë dhe do të shikoni në fund kutitë! Do të marrin të gjithë vota! Secili ka një profil, nuk është kot aty. Vlerësimet e tjera bëhen jashtë kësaj. Kur futesh në fushë, nëse një lojtar shumë i mirë është i vrarë dhe nuk luan dot, nuk mund ta futësh në fushë”, tha Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *