Hiqja e karantinimit 14 ditor për të gjithë shtetasit që hyjnë nga pikat e kalimit kufitar që lidhin Shqipërinë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut ka bërë që të rritet ndjeshëm numri i personaveqë hyjnë e dalin në të dyja anët e kufirit.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është rritur numri i hyrjeve nga Qafë Thana e Kapshtica por dhe numri i daljeve nga vendi jonë drejt Maqedonisë së Veriut.

Zyrtarisht bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga Qafë Thana kanë hyrë e kanë dalë 3709 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë këtyre orëvë numri më i madh është regjistruar në hyrje me 1914 shtetas ndërkohë që kanë dalë nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj 1795, pjesa më e madhe e të cilëve nga Maqedonia e Veriut kalojnë drejt Greqisë. Për të përballuar fluksin në rritje, në të dyja anët e kufirit është shtuar numri i sporteleve.

Pala shqiptare punon me 5 sportele ndërsa ajo maqedonase me 4 të tillë.

Pas heqjes së karantinës 14 ditore është rritur edhe numri i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet pikë së kalimit kufitar të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 334 shtetas dhe 125 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *