Subscribe

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit nga qarkullimi në Kosovë është kundërshtuar nga SHBA dhe BE.

Analisti Blerim Burjani në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Frida Mavriqin u shpreh se kjo situatë po përdoret politikisht në Kosovë, teksa shtoi se presidenti Aleksandër Vuçiç kërkon që Serbia të ketë ndikim në veri të Kosovës.

Burjani deklaroi më tej se serbëve në Kosovë duhej tu jepej një afat deri sa të mësoheshin me euro, e cila është dhe duhet të jetë sipas tij monedha e vetme zyrtare.

Intervista e plotë:

-Kosova duket sikur i ka shpërfiluar vendimet e ndërkombëtarëve për dinarin , rrezikon kjo të përkeqësojë raportet e Prishtinës me Brukselin dhe Uashingtonin ?

Shpresojmë që nuk do jetë ndonjë problem. Euro në Kosovë vazhdon të jetë valutë zyrtare. Asnjë herë nuk është parë temë politike kjo. Më tepër është teknike dhe ekonomike. Tashmë në këtë kohë, me këto tensione, ka marrë vëmendje kryesore edhe kjo. Euro është valutë zyrtare, sepse Kosva nuk ka një valutë të saj zyrtare. Nuk i është dashur të prishen raportet me perëndimin për këtë temë. Kjo është thjeshtë një mundësi e mirë që si valutë e vetme të qarkullojë euro. Zgjidhja racionale do të ishte ti jepej kohë edhe tre muaj që të adaptohen me euron që ta pranojnë si valutë të tyre. Ju e dini që asnjë valutë ndërkombëtare nuk është e ndaluar të përdoret, por kjo ka natyrë politike dhe po shkakton tensione me Perëndimin dhe Serbinë. Kurti duhet tu jepte 3 muaj afat serbëve sa të mësohen. Kjo nuk duhet të kthehet në temë debati me BE dhe SHBA.

-Si do të ndikojë sipas jush ndalimi i dinarit tek popullata serbe e Kosovës?

Nuk do ndikojë pozitivisht sepse operojnë banka ilegale. Ato funksionojnë me ligje serbe dhe nuk janë të regjistruar në Kosovë. Tentativa është që edhe Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk duhet të ndalet dinari. Këtë e ka thënë edhe Vuçiç. Ai mban qëndrime absurde. Deri më tani ka pasur mirëkuptim, por nga tani asnjë valutë tjetër nuk do jetë në Kosovë veç euros. BQK të jap afat edhe 3 muaj dhe të mos e fus rregulloren në fuqi deri sa serbët të mësohen me euron. Këtë e ka kërkuar edhe SHBA dhe ne duhet ta dëgjojmë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *