Subscribe

Meri Gjini, e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” tregoi se ditën e nesërme, 9 shkurt kemi një hënë të re. Që nënkupton ndryshime dhe nisje të reja. Lexoni më poshtë për të parë si do ndikojë hëna e re në shenjën tuaj.

Nesër kemi hënë të re te ujorët, në katërkëndësh me uranin. Kjo do të thotë se është e vështirë të shmangimin faktorin e të papriturës. Faktori i të papriturës do vendos agjenden dhe humorin tuaj të ditëve në vijim.

Lexo edhe :

Related Posts

Kjo hënë e re, imponon. Mos merrni vendime të momentit të fundit. Planifikimet për gjëra të reja duhet të mirëmendohen.
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në tematika që i përkasin profesionit dhe ekonomisë. Energjia e kësaj hëne fuqizohet nga urani te demat, me tematikë qëndrore të vetvetes janë ekonomia, profesioni dhe teknologjia.

Dashi
Kemi një henë të re që do interferojë në shpenzime. Por duhet të bëjnë shpenzime aq sa u mban xhepi. Jeta personale ka pikpyetjet e veta, por pa devijime dhe ndryshime.

Demi
Urani është te ata dhe është shumë e rëndësishme të kenë prioritet qetësinë në ambjentet e punës së tyre. Nga sot deri në mesin e javës që vjen. Kanë një lloj maturie në pjesën e familjes dhe jetës personale.

Binjakët
Lerëni axhendën e lirë, sepse gjërat e paravendosura do sjellin nervozizëm dhe mund t’ju prish fundjavën. Nëse keni çështje zyrtare, pagesa dhe detyrime kjo është periudha më e mirë për t’i mbyllur me sukses.

Gaforrja
Kjo periudhë do t’i ndihmojë shumë ne ripozicionim të raporteve njerëzore, për mirë. Mund të kenë hyrje të reja ose sqarime si në shtëpi dhe në punë. Ekonomia do të jetë tematikë diskutimi, por jo detyrimisht për vështirësi.

Luani
Hënën e kanë ballë për ballë. I jep mundësinë për të ridiskutar ccështje profesioni për njerëzit që bashkëpunojnë. Duket sikur dikush do t’i çorjentojë këtë javë. Mos i jepni rëndësi këtij të fundit. Qëndrojini besnik mendjes suaj.

Virgjëresha
Gjatë fundit të javës duhet të kontrollojn fjalët në raportet sociale dhe miqësore. E sigurt është që hëna e re i jep mundësira shumë të mira për ccfarë ka të bëjë me ccështje shtëpie, legalizime, hipoteka. Vendeni prioritet për 14 ditëshin.

Peshorja
Hëna e re sjell ndryshime rrënjësore dhe afatgjata. Ose ndryshim shtëpie ose adres të re. Favorizohen shumë shpërnguljet.
Kujdes komunikimin në raportet personale.

Akrepi
Duhet të jenë të kujdesshëm me raportet njerëzore. Kjo hënë e re stimulon zgjidhjen. Fundi i javës nxitet dëshira për të ndërtuar raporte të reja personale. është periudhë e mirë.

Shigjetari
Kujdes në këmbimet ekonomike. Lërini për javën tjetër, pasi do jetë javë perfekte për ekonominë e tyre. Mënyra si sillen në ambjentet e punës përcakton humorin tuaj. Maturoni fjalën, në të kundërt do të keni prishje humori.

Bricjapi
Kanë domosdoshmëri për tu qartësuar në ccështje të shpirtit, personale. Përsa i përket 4 këndëshit të hënës, duket sikur sjell pak kërcitje, por vendosje të mira. Katër ditëhsi i ardhsëhm ka mundësira shumë të mira për levizje ekonomike.

Ujori
Kjo hënë e re është te ata. Duhet të kenë prioritet shëndetin. Qëndroni larg virozave dhe griprave, por bëni edhe një kontroll të vetvetes. Duket sikur do vijnë lëvizje të mira ekonomike që i prisni prej kohësh.

Peshqit
Kjo hënë e re i ndihmon, është pozitive. Do të gjeni zgjidhje të gjërave që kanë shumë të rëndësishme dhe prioritet. Bën të mundur që nëse janë të kërkim të dicckaje të bukur shpirtërore, janë në ditët më të mira./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *