Një grup fëmijësh në një nga kopshtet publike në Gramsh janë paraqitur pak ditë më parë në spital, me simptoma helmimi.
Pas analizave laboratorike për 70 fëmijë, është konfirmuar prania e bakterit salmonelë në 4 prej tyre, duke ngritur dyshime se helmimi ka ardhur nga ushqimi i konsumuar në kopësht.
Lexo edhe :
Related Posts
Prokuroria ka nisur hetimet, duke siguruar të gjitha provat materiale. Ndërkohë, drejtoresha e spitalit ka deklaruar se një prej fëmijëve ka pasur komplikacione të rënda.
Policia si dhe ekspertët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë marrë mostrat e ushqimeve për të kryer analizat e mëtejshme, por deri më tani nuk është konfirmuar shkaku kryesor i helmimit të fëmijëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vlerësim, pasi më datë 24.05.2025 është marrë dijeni nga rrjetet sociale se në Kopshtin Nr.1 Gramsh janë helmuar nga salmonela disa nga fëmijët e këtij kopshti.
Në spitalin e Gramshit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 6 fëmijë dhe janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e këtij kopshti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar Kartelat Klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, janë sekuestruar Procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marre mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. Gjithashtu, është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv







