Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkuar në spitalin e Krujës, ku ka vizituar nga afër pacientët e helmuar. Dyshohet se banorët janë helmuar nga uji i pijshëm.

Manastirliu tha për mediat se deri më tani, janë paraqitur në spital për shërbim mjekësor rreth 370 qytetarë, me shenja të helmimit.

“Rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Situata është e qetë pa komplikacione. Qytetarët kanë marrë shërbimin e nevojshëm janë konsultuar. Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë. Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situate shëndetësore ska qenë  e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim. Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë fëmijë dhe të rritur. Pistat? Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjitha aspektet. Rezultati I analizave mikrobiologjike ka një afat të caktuar, kur të kemi  rezultatet do kemi një raport të detajuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *